Itali/ shqiptari humb jetën në vendin e punës

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 56-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë kohës që punonte në zonënu e Treviglios, në shtetin italian. Dyshohet se shkaku i vdekjes së shqiptarit të jetë një infarkt. Ai që e gjeti shqiptarin të shtrirë për tokë dhe pa jetë, ishte një koleg, i cili ka alarmuar menjëherë  të tjerët. 56-vjeçari i njohur nga të gjithë si “Remo”, punonte  në magazinat e kompanisë “Vimercati di Pontirolo”. Shqiptari jetonte prej vitesh në shtetin italian, ndërsa ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

Zjarr Tv Ad