Një megaoperacion i antimafias italiane në bashkëpunim me Policinë Financiare ka tronditur politikën italiane me ekzekutimin e 43 urdhër arrestimeve mes të cilëve politikanë, funksionarë publikë e sipërmarrës, 12 prej tyre janë vënë në pranga, 16 nën urdhër arrestimi shtëpiak e 15 të tjerë me detyrim paraqitje.
Operacioni i ekzekutuar në territorin e provincave të Milanos, Varese, Monza, Brianza, Pavia, Novara, Alessandria, Torino e Asti, ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale me bazë në Milano e Vareze. Grupi përbëhet nga eksponentë politikë, funksionarë të lartë publikë e sipërmarrës të cilët janë përgjegjës të një aktiviteti mafioz me qëllim financimin e paligjshëm të partive politike, abuzim me tendera publikë, faturime operacionesh financiare të paekzistuara, riciklim parash e abuzim detyre.
Mes të arrestuarve janë dhe kandidati i partisë Forza Italia në zgjedhjet e ardhshme evropiane të 26 majit, Pietro Tatarella. Nënsekretari i Forza Italia për rajonin e Lombardisë Fabio Altitonante, deputeti aktual i Forza Italia Diego Sozzari e kreu i Forza Italias në qytetin e Varese Giocacchino Caianello, i akzuuar për nxitje për korrupsion ndaj governatorit Atilio Fontana i Partisë Lidhja.
Megaoperacioni i policisë italiane ka vënë nën hetim rreth 95 persona.