Një 33 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Florënce pasi në shtëpinë e tij iu gjetën 50 kg lëndë narkotike të mbështjella.Shtetasi me iniciale A.K. 33 vjeç, u bë pjesë e një kontrolli rutinë nga karabinierët në rrugën Piazza D’Azeglio, ku shqiptari nuk kishte mjet identifikimi me vete.Ai u tha policisë që kishte lënë pasaportën në shtëpi dhe mund të shkonte për ta marrë. Policia vendosi ta ndjekë atë pasi i druheshin se i riu mund të largohej.Ata e shoqëruan deri në banesë ku në dhomën e tij të gjumit vunë re një pako të mbështjellë me izolant të zi. Pas kontrollit rezultoi se ajo ishte pako me hashash. Gjatë kontrollit në banesë, në dollape dhe në bodrum u gjetën disa pako të tjera me hashash që arrinin deri në 47 kg.Gjithashtu autoritetet gjetën dhe disa pako kokainë me peshë 1.7 kg, 1000 euro cash si dhe mjete që përdoreshin për matjen e drogës dhe ambalazhimin e saj.I gjithë malli i sekuestruar arrinte vlerën e 500 mijë eurove në treg.Policia arrestoi 33 vjeçarin për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të cilin e shoqëroi më pas në komisariat.
Itali, u kap me 50 kg drogë në banesë, në pranga 33 vjeçari shqiptar
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...