Italia, 780 euro në muaj për çdo person që jeton me qira dhe pa burime të ardhurash

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shteti italian do të japë mbështetje financiare deri në 780 euro në muaj për çdo person që jeton me qira dhe pa burime të ardhurash. 150 euro nga kjo shumë duhet të përdoret për të paguar qiranë ose kredinë. Ndihma është pjesë e paketës së reformave që qeveria italiane ka miratuar së fundi në lidhje me mirëqenien sociale. Pas këtij vendimi, kritikët thonë se masat janë të paqëndrueshme për gjendjen financiare të vendit. Reformat në sistemin e pensioneve ishin premtime zgjedhore të lëvizjes së Pesë Yjeve dhe partisë Liga të ekstremit të djathtë. Kryeministri, Giuseppe Conte, u shpreh krenar për mbajtjen e premtimit të fushatës. Paketa tani duhet të miratohet nga parlamenti brenda dy muajsh. Ajo siguron mbështetje financiare për të varfrit dhe u lejon qytetarëve të dalin më herët në pension. Lëvizja Pesë Yjet ka bërë thirrje vazhdimisht për miratimin e një pakete të tillë ndihme.

“Kjo reformë do të përmirësojë cilësinë e jetës për 5 milionë italianë në vështirësi,” tha kreu i partië, Luigi Di Maio, ndërsa u zotua për themelimin e një shteti të ri të mirëqenies sociale në Itali.

Paketa pritet t’i kushtojë qeverisë 7 miliardë euro. Individët që kanë kursime prej mbi 6000 eurosh nuk do të përfitojnë nga kjo skemë.

 

 

Zjarr Tv Ad