Italia: Emigrantët nga Shqipëria të pakrahasueshëm me ata të vendeve të luftës

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italia propozon krijimin e një liste vendesh të sigurta si një front të parë për të ndalur emigracionin e paligjshëm në vend dhe në kontinentin europian.

Ky mekanizëm do të lejonte deportimin automatik të kundërvajtësve që nuk vijnë nga vendet e treta të Afrikës Veriore, por nga shtete paqësore, si Shqipëria.

Projekti u parashtrua të enjten nga ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, gjatë debateve me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Malta.

“Nuk është njësoj si të presësh emigrantë nga vatra lufte dhe të tjerë nga Tunizia apo Shqipëria,” u shpreh zëvendëskryeministri italian Salvini në samitin informal që mbahet në Helsinki të Finlandës.

Të pranishmit u përplasën edhe për çështjen e emigrantëve që shpëtohen në ujërat mesdhetare dhe më pas transportohen në portin më të afërt.

Italia dhe Malta dolën paraprakisht me një qëndrim zyrtar kundër këtij parimi dhe kërkuan shpërndarje më të drejtë të refugjatëve, si edhe bashkëpunim me të gjitha vendet e Mesdheut.

Një dokument konfidencial i përpiluar përpara nisjes së takimeve theksoi se dy vendet po shfrytëzohen nga emigrantë të kombësive të ndryshme prej mungesës së strategjive konkrete për emigracionin dhe azilin.

Pas konsultave të pasuksesshme që nisën të mërkurën në mbrëmje, për qëndrimet rreth emigracionit është parashikuar të mbahet një tjetër takim i ministrave europianë të brendshëm dhe të jashtëm në Paris.

Ndërkohë Gjermania e vlerëson fillimin e operacionit Frontex për ruajtjen e kufijve të Shqipërisë nga emigrantët e parregullt, dhe se marrëveshje të tilla janë në fazën e finalizimit edhe me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën.

 

Zjarr Tv Ad