Italia kërkon ujë nga Shqipëria, publikohet plani 1 miliard euro për tubacion nënujor nga Gjirokastra në Puglia

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tubacion që niset nga Shqipëria mund të çojë ujë në një rajon jugor të Italisë, që vuan nga mungesa e ujit të pijshëm.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat kanë shpalosur edhe një plan sesi mund të realizohet diçka e tillë.

Corriere Della Sera publikoi informacion mbi projektin, i cili parashikon transportimin e ujit nga Gjirokastra në Pulia, përmes 85 kilometrave tubacione nënujore dhe 120 kilometrave tubacione tokësore.

“Të bashkuar buzë detit Adriatik, përballë kemi Shqipërisë, një vend shumë të pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Sergio Fontana, presidenti i Confindustria Puglia, që përfaqëson kompanitë italiane në Shqipëri.

Nëse projekti do të realizohej, do të duheshin katër vjet për t’u ndërtuar, duke transportuar 150 milionë metra kub ujë në Pulia në një thellësi maksimale nënujore prej 850 metrash.

Mediat italiane raportojnë se presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i ka shkruar së fundmi kryeministrit Edi Rama për të shprehur interesin për zbatimin e një projekti të tillë.

Sipas Corriere Della Sera, Italia do të përfitonte nga ky projekt pas krizës së thatësirës që ka prekur rajonin vitet e fundit. Megjithatë, edhe Shqipëria do të përfitonte nga vendet e punës që do të krijohen, të cilat mendohet të jenë rreth 8,000.

Ndërkohë, në Tiranë, zona të mëdha të qytetit nuk e shijojnë ujin e rrjedhshëm gjatë gjithë kohës. Nëse banorët nuk instalojnë depozita individuale uji, zakonisht në çati, uji është i disponueshëm vetëm disa orë në ditë.

Qeveria shqiptare ende nuk ka komentuar mbi marrëveshjen, ndërkohë që nëse vijet në zbatim, projekti përllogaritet të kushtojë rreth një miliard euro.

Zjarr Tv Ad