Italia konfirmon mbështetjen e saj për Ukrainën

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Italisë ka premtuar sot mbështetjen e saj për Kievin dhe ka përsëritur angazhimin e saj për arritjen e një “paqeje të drejtë” për Ukrainën, pas një telefonate midis kryeministres Giorgia Meloni dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një deklaratë nga qeveria italiane sot thuhej: “Meloni rinovoi mbështetjen e plotë të qeverisë italiane për Kievin në fushat politike, ushtarake, ekonomike dhe humanitare, për të riparuar infrastrukturën energjetike dhe (për të punuar) për rindërtimin e ardhshëm të Ukrainës”.

Në fillim të kësaj jave, zonja Meloni u bëri thirrje italianëve të ndërpresin gazin dhe energjinë elektrike për një orë në ditë në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Zonja Meloni, partia e së cilës Vëllezërit e Italisë thekson shpesh rëndësinë e nacionalizmit dhe patriotizmit, nderoi ukrainasit “të cilët po mbrojnë lirinë dhe dashurinë për vendin e tyre”.

Kujtojmë se para ardhjes në pushtet të Melonit, kishte pasiguri të mëdha për pozicionin që do të mbante Italia në luftën në Ukrainë, për vetë faktin e retorikës së përdorur nga Meloni gjatë rrugëtimit të saj politik.

Zjarr Tv Ad