Italia merr masa të rrepta, rimbyllet për shkak të pandemisë…

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për shkak të pandemisë, Italia do të ketë një bllokim të rreptë. Qeveria e Romës, pritet të nisë një plan ambicioz vaksinimi.

Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve, një pjesë e madhe e rajoneve në Itali do të rimbyllen duke filluar nga sot (15.03). Në zonat në fjalë bëjnë pjesë edhe Lazio dhe kryeqyteti Romë, Lombardia me Milanon, Piemonti, Veneto dhe Emilia-Romagna. Aty mbyllen të gjitha shkollat ​​dhe qendrat ditore si dhe dyqanet. Restorantet lejohen të ofrojnë vetëm ushqime me porosi. Liria e lëvizjes brenda rajonit kufizohet rreptësisht. Njerëzit lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për nevoja të domosdoshme, me përjashtim të atyre që u duhet të shkojnë punë ose kanë raste urgjente.

Roma shpall planin ambicioz të vaksinimit

Roma shpall palnin ambicioz, me një fushatë të përmirësuar vaksinimi. Planifikohet që deri në shtator, të imunizohen infeksionet të paktën 80 përqind e popullsisë. Ky është qëllimi i planit kombëtar të vaksinimit të shpallur nga qeveria. Për realizuar atë duhet që të vaksinohen të paktën 500,000 vetë në ditë, pra rreth tri herë më shumë sesa ishin vaksinuar në ditë deri tani (170,000).

Numri i infeksioneve me korona në Itali, është rritur javët e fundit në mënyrë të vazhdueshme. Të shtunën autoritetet njoftuan për rreth 26,000 infeksione të reja me korona dhe për 317 humbje jete brenda një dite. Italia ka 60 milion banorë dhe deri tani kanë humbur jetën më shumë se 100,000 vetë të infektuar.

Majorka mirëpret përsëri pushues

Në ndryshim nga Italia, lajme të mira vijnë nga ishulli i Majorkës. Për pushuesit aty nuk kërkohet më test me detyrim, ose karantinë për dy javë.

Për shkak të rënies së numrit të infeksioneve, qeveria gjermane vendosi po ashtu t’i heqë të gjithë Ishujt Baleare, disa rajone të Spanjës, pjesë të Portugalisë dhe të Danimarkës si dhe ishullin Bahamas në Karaibe nga lista e rrezikut e Institutit Robert Koch (RKI). Megjithatë, Ministria e Jashtme gjermane, vazhdon t’u rekomandojë qytetarëve, të mos ndërmarrin “udhëtime të panevojshme turistike”.

 

Zjarr Tv Ad