Italia në heshtje zgjedhore, të dielën votohet/ Cilët janë liderët e ekstremit të djathtë që janë pranë ardhjes në pushtet

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot Italia është në heshtje zgjedhore, pasi udhëheqësit politikë i mbyllën tubimet dhe fushatën e tyre përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës që mund të sjellin në pushtet qeverinë më të djathtë që nga lufta.

“Vëllezërit e Italisë” së ekstremit të djathtë të Giorgia Melonit pritet të fitojnë garën elektorale. Rivali i saj, Giuseppe Conte u tha mbështetësve se votimi ishte i një rëndësie historike.

Fundi i fushatës u dominua nga grindjet mbi Evropën dhe luftën e Rusisë.

Por votuesit janë më të shqetësuar për shpenzimet mbi energjinë elektrike.

Faturat po rriten si për pronarët e shtëpive ashtu edhe për bizneset. Duke shitur akullore nga hoteleria e saj e vogël në Ostia, Audrey tha se faturat e saj të energjisë ishin më shumë se trefishuar, duke arritur në 6,000 euro në muaj, shkruan BBC.

Qeveria në largim e unitetit kombëtar nën Mario Draghi ka premtuar tashmë 66 miliardë euro për të ndihmuar italianët.

Por, në breg të detit në Ostia, Erica u ankua se faturat e saj të blerjeve po kalonin në stratosferë.

Përgjigja për këtë situatë e ofruar nga Giorgia Meloni është miliarda euro ulje taksash dhe një taksë e sheshtë për këdo që fiton më pak se 100,000 euro.

Në zgjedhjet e fundit ajo mori vetëm 4% të votave, por sondazhet e fundit të opinionit të nxjerra rreth dy javë më parë i dhanë asaj rreth 25%.

Ajo ka përfituar nga të qenit të paktat lidere partiake në opozitë, ndërkohë që të tjerët ishin pjesë e qeverisë.

Dy partitë e tjera që pritet të formojnë një qeveri me Melonin janë Liga e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe Silvio Berlusconi i qendrës së djathtë, i cili ka kërkuar të tërheqë votues të rinj duke prodhuar video të TikTok.

Videoja më virale e ish-kryeministrit 85-vjeçar këtë javë ishte ajo e tij duke vrarë një mizë gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive.

Të dy burrat kanë pasur lidhje të ngushta me Vladimir Putinin në vitet e fundit dhe Berlusconi i doli në mbrojtje presidentit rus të premten, dy dite para zgjedhjeve, kur pretendoi se njeriu që pushtoi Ukrainën ishte shtyrë nga popullsia dhe ministrat e tij.

Putin kishte synuar të zëvendësonte udhëheqjen e Kievit me “njerëz të mirë” dhe më pas të largohej, sugjeroi Berlusconi.

Matteo Salvini kaloi orët e fundit të fushatës së tij zgjedhore duke akuzuar Komisionin Evropian për ndërhyrje në garë.

Ai reagoi me zemërim pasi shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Evropa kishte “mjetet” për t’u përgjigjur nëse Italia merr një qëndrim nacionalist në të njëjtën mënyrë si Hungaria dhe Polonia.

Ajo shtoi se Komisioni ishte i gatshëm të punonte me çdo qeveri demokratike të përgatitur për të punuar me Brukselin, por Salvini tha se ishte “arrogancë e turpshme”.

Zjarr Tv Ad