Italia në PANIK, shënohet viktima e dytë nga koronavirusi

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italia është në një situatë paniku pas viktimës së parë të shënuar nga koronavirusi është regjistruar edhe viktima e dytë. Viktima e parë ishte Adriano Trevisan 78 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës.
Ndërsa, viktima e dytë është një grua, emri i të cilës nuk është bërë ende me dije nga mediat italiane. Mësohet se në të njëjtin spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër person i prekur nga koronavirusi, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.
Kujtojmë se deri më tani në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 20. Ndërsa në të gjithë botën ka arritur në 2236 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 75 mijë janë të infektuar.

Zjarr Tv Ad