Italia në shmangie të krizës me BE

0
28
Il presidente del Consiglio, Giuseppe Conte, durante la sua visita in Vietnam, 6 giugno 2019. ANSA/FILIPPO ATTILI/US PALAZZO CHIGI ++ NO SALES, EDITORIAL USE ONLY ++
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria italiane synon me çdo kusht të shmangë sanksionet financiare nga Bashkimi Europian. Ato mund të vendosen nëse vijon shkelja e rregullave të borxhit nga plani i zv./kryeministrit Matteo Salvini për të ulur taksat. Nëse Italia penalizohet, pasojat do të vihen re në tregjet financiare.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, thotë se përparësi e qeverisë së tij do të jetë shmangia e sanksioneve europiane. Deklaratat e tij u bënë të hënën gjatë një interviste për të përditshmen “Corriere della Sera”, nëpërmjet të cilës i dërgoi dhe një mesazh të fortë partnerit më të rëndësishëm të koalicionit qeverisës, zv./kryeministrit dhe udhëheqësit të partisë Lidhja, Matteo Salvini.

“Ne rrezikojmë të gjithë të largohemi nga qeverisja, unë i pari,” tha kryeministri, duke theksuar se “shtimi i borxhit duhet të shmanget me çdo kusht.”

Nëse Italia vijon të shtojë borxhin publik atëherë agjencitë e kreditimit do të ulin vlerësimin për aftësinë e pagesave të Italisë dhe kjo do të tronditë tregjet financiare.

“Unë nuk mund dhe nuk dua të marr përsipër një përgjegjësi të tillë,” tha Conte.

Kryeministri i bëri thirrje Salvinit por edhe zv./kryeministrit tjetër, Luigi Di Maio, që të lejojnë ministrin e Ekonomisë Giovanni Tria të ndërmjetësojë me Brukselin.

Deri tani, zv./kryeministri Salvini synon të thyejë rregullat e BE-së për borxhin publik dhe limitet e deficitit duke përparuar planin e tij për uljen e taksave.

Ai fitoi thellë në zgjedhjet europiane muajin e kaluar si dhe shënoi arritje të tjera gjatë zgjedhjeve vendore.

 

Zjarr Tv Ad