Italia në zi: Shuhet ikona e ekranit italian dhe botëror Maurizio Costanzo

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maurizio Costanzo nuk jeton më. Gazetari e moderatori i famshëm, me një karrierë të gjatë në ekranit italian, mbylli përgjithmonë sytë në moshën 84-vjeçare. Maurizio Costanzo u nda nga jeta në Romë dhe lajmi u konfirmua nga zyra për shtyp e tij.

Për vite me radhë Costanzo ishte autori dhe prezantuesi më i rëndësishëm i televizionit italian. Programi i tij Maurizio Costanzo Show, për të paktën 1 dekadë u konsiderua si salloni i medias par excellence, sa i dashur aq edhe ‘frikshëm’ për personazhe të njohur e politikanë.

I lindur në Romë, më 28 Gusht të 1938-s, Costanzo sapo mbaroi liceun, vendosi të ndjekë ëndrrën e tij të madhe, të bëhej gazetar. Karriera e tij nisi në 1956 si gazetar i kronikës në të përditshmen romane, Paese Sera: ishte vetëm 18 vjeç.

Më pas kaloi te Corriere Mercantile, në Genova dhe në 1960 u bë kryeredaktor i të përjavshmes Grazia. Debutimin radiofonik e pati në 1963 si autor i programit Canzoni e nuvole. Falë personalitetit të fortë dhe një krijimtarie të jashtëzakonshme, Constanzo nisi në ato vite një ngjitje të shpejtë drejt suksesit.

Gjatë fundit të viteve 70-të, Costanzo vendosi në televizion një formë të re argëtimi: talk-show. Fillimisht me Bontà loro (1976-1978), më pas me Acquario (1978-1979), për të vijuar me Grand’Italia (1979-1980).

Pas një eksperience të shkurtër me Fascination, në 1982, Costanzo nisi atë që edhe sot e kësaj dite konsiderohet si modeli i talk-show italian, Maurizio Costanzo Show.

Në atë periudhë, Costanzo u përqendrua në program edhe në luftën kundër mafias. Mik i afërt me gjykatësin Giovanni Falcone, ai arriti deri aty sa dogji një bluzë në transmetim direkt ku shkruhej “mafia made in Italy”.

Më 14 Maj të 1993, një makinë e mbushur me tritol shpërtheu në ajër në Romë, pak metra nga Teatri Parioli, vendndodhja historike e programit, pikërisht gjatë kohës kur Costanzo po kalonte me makinë. Fatmirësisht atentati ishte pa pasoja. Fama e Constanzo arriti majën me programin Buona Domenica, ku prezantoi disa rubrika.

Nga vitit 1995 deri në 2009-n ai ishte profesor në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Universitetin La Sapienza të Romës. Në 2009-n Universiteti IULM i Milanos, e vlerësoi me titullin Honoris Causa, në gazetari, botim dhe multimedia.

Edhe sentimentalisht, Costanzo pati një jetë plot ngjarje: pas 3 martesash me Lori Sammartino, Flaminia Morandi, me të cilën pati 2 fëmijë, dhe Marta Flavi, si dhe një bashkëjetesë të gjatë me Simona Izzo, në vitin 1995 u martua me Maria De Filippi, me të cilën adoptoi Gabriele në 2004.

Zjarr Tv Ad