Italia po përgatit një tjetër paketë ndihme prej 8 miliardë euro për bizneset dhe punëtorët…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Megjithëse pandemia po vijon të përhapet me ritme të shpejta, Italia ka përgatitur një tjetër paketë ndihme, në mënyrë për t’u ardhur në ndihmë bizneseve dhe punëtorëve, që janë prekur nga pandemia.

Kjo paketë e re, është miratuar nga qeveria. Paketa e ndihmës, është e katërta që nga fillimi  pandemisë në Itali, ku arrin vlerën  prej 8 miliardë eurosh, madje dhe duke shtyrë afatet e taksave për kompanitë në zonat, që po u nënshtrohen  masave të ashpra të bllokimit.

Gjithashtu në këtë paketë, do përfitojnë edhe punëtorët, me shumën e 1000 eurosh, do ta përfitojnë punëtorët në fushën e turizmit, arti, sportit.

Kujtojmë që; Italia ishte vendi i parë europian, që u godit shumë rëndë për shkak të pandemisë. Masa e izolimit të 60 milionë banorëve të saj, vuri nën kontroll shpërthimin e parë, por si kudo në botë, numri i rasteve është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, ku e gjithë bota po përballet me valën e dytë.

Ditën e djeshme Ministria Italiane e Shëndetësisë, ka raportuar rreth 20,000 raste të reja dhe 541 humbje jete, duke e çuar numrin e përgjithshëm në gati 55,000.

Zjarr Tv Ad