Italia po shkon drejt legalizimit të hashashit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Senatori Matteo Mantero ka depozituar në Senat dokumentet për ligjin për legalizimin e kultivimit, përpunimit dhe shitjes së kanabisit dhe derivateve të saj.

“Sot gjendemi përpara një situate në të cilën organizatat kriminale kontrollojnë prodhimin, transformimin dhe shitjen e substancave të ndaluara”, shpjegon Mantero.

“Edhe në Itali legalizimi i kanabisit do të çonte në kursim për kostot legale të represionit penal të fenomenit dhe do të riabsorbonte një pjesë të mirë të përfitimeve kriminale të tregut të zi, që duhet të pranohet se biznesi narkotrafik sipas statistikave kap 560 miliardë euro në vit, ndërkohë që në Itali vlerësohet në 30 miliardë euro dhe gjysma e tregut i përket marijuanës”.

Më tej senatori është shprehur se kushdo që i kundërvihet masave për legalizimin e hashashit, mbron interesat e grupeve kriminale.

 

 

Zjarr Tv Ad