Italia tamponë falas shqiptarëve por duhet të vetëkarantinohen për 2 ditë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetasve shqiptarë që do të mbërrijnë në Itali do tu kërkohet të vetëkarantinohen për dy ditë deri sa të dalin përgjigjet e testit anticovid.

Autoritetet italiane kanë marrë masa që pasagjerëve nga Shqipëria tu kryhet falas tamponi në momentin e mbërritjes në aeroport dhe më pas do të lejohen të vazhdojnë në destinacionin e tyre.

Përgjigja e tamponit do të dërgohet pas 48 orësh dhe gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të kryejnë karantinimin në banesën e tyre në pritje të rezultatit.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë bën me dije se ka hapur në faqen e saj një rubrikë të veçantë ku publikohet informacioni mbi masat dhe kufizimet që shtete të ndryshme vendosin për udhëtarët nga Shqipëria.

Ministria kërkon që të gjithë udhëtarët të informohen paraprakisht për kushtet e shteteve ku duan të shkojnë për të shmangur çdo problem dhe paqartësi.

Zjarr Tv Ad