Italianët ikën pa paguar llogarinë në restorantin në Berat, Meloni ‘urdhëron’ ambasadorin: Paguaj faturën për këta budallenj, Italia nuk mund të humbasë respektin

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se homologia e tij italiane, Georgia Meloni i ka kërkuar ambasadorit të Italisë në vendin tonë që të paguajë faturën e 4 të rinjve italianë, të cilët u larguan nga një restorant në Berat pa paguar.

Në intervistën e dhënë për gazetën italiane La Stampa, Rama ka treguar se Meloni i ka thënë ambasadorit Italian që duhet të paguajë faturën pasi Italia nuk mund ta humbasë respektin kështu.

“Në mediat shqiptare dhe në TikTok u fol për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat pa paguar. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën. Ajo bërtiti dhe urdhëroi ambasadorin: “Shko dhe paguaj faturën për këta budallenj, të lutem, dhe bëj një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”, tha Rama për La Stampa.

Zjarr Tv Ad