Italiani bëri dasmë në Vlorë dhe iku pa paguar, i dërgon 500 eurot e para pronarit…

0
242
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhëndëri italian i cili bëri dasmë në Vlorë dhe iku pa paguar shpenzimet që i takonin, është bërë më në fund “i gjallë”.

Ai organizoi dasmën me qindra të ftuar në nje hotel në Vlorë disa ditë më parë, në fund u largua pa paguar, pasi mashtroi pronarin me një çek të falsifikuar.

Por sot gazetari Enrik Mehmeti, shkruan se italiani ka dërguar 500 eurot e para pronarit të biznesit në Vlorë, pas publikimit të lajmeve në mediat shqiptare. Mesa duket dhëndri, i cili u martua me vajzë shqiptare u pendua për gjestin e tij dhe ka dërguar një shumë të vogël, në krahasim me atë që i takon në total.

“Dhëndri Italian, pas postimit ,dërgoi 500 eurot e para nga detyrimi total, i cili është rreth 5000 euro”.

Zjarr Tv Ad