“Itinerari”, çonin klandestinë në vendet e BE, 2 në pranga, 1 në kërkim

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë transportuar nga Bilishti në Tiranë 8 klandestinë sirianë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari” u arrestuan shtetasit E. M., 26 vjeç dhe  E. H., 33 vjeç, banues ne Zemblak të Korçës. Ndërsa në kërkim u shpall shtetasi K. H., 39 vjeç.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 shtetas (emigrantë klandestinë) të kombësisë siriane në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, të cilët më pas do merreshin nga persona të tjerë me qëllim dërgimin e tyre në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan 2 automjete dhe 12 aparate celularë.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Ad