Iu bë atentat me tritol në makinë, biznesmeni nga Vlora transportohet në Tiranë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni i ndërtimit Agron Alushaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Si pasojë e shpërthimit dje ai mbeti i dëmtuar rëndë dhe u fut direkt në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Mësohet se për shkak të gjendjes kritike në të cilën ndodhet ai është transportuar drejt Tiranës. Transportimi i tij është bërë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa gjëndja e tij shëndetësore mbetet kritike për jetën.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orës 16:15 pranë një karburanti në hyrje të qytetit. Agron Alushaj është pronar i një biznesi gurore në fshatin Drashovic të Selenicës.

Ngjarja është shënuar në hyrje të qytetit, në ambientet e një karburanti, ndërsa objektiv ka qenë një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 703NG, në pronësi të Alushajt. Ky i fundit ishte duke nxjerrë mjetin e tij nga lavazhi në momentin e shpërthimit, automjeti ka lëvizur vetëm 5 metra nga vendi i parkimit, në momentin e shpërthimit.

Burime nga policia e Vlorës bënë me dije se lënda shpërthyese dyshohet të këtë qenë brenda mjetit, pikërisht në vendin e shoferit. Kjo bazuar dhe ne dëmtimin qe automjeti ka marrë. Alushaj ka marrë dëmtime serioze në trup, ndërsa mësohet se ka humbur dy të dyja gjymtyrët. Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit të mjetit

Zjarr Tv Ad