Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Banorët që iu janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti kanë dalë në protestë para Bashkisë së Durrësit. Ata kërkojnë që ky institucion të mos i zhvendosë në banesat sociale që janë në periferi te qytetit.
Sipas banorëve kjo është e padrejtë dhe akuzojnë kryebashkiaken se nuk ia ka kthyer përgjigje për problemin e tyre.
Dhe para një jave ata kanë protestuar sërish para Bashkisë së Durrësit. Ata nuk bien dakort me vendimin e kryebashkiakes pasi shprehen se kjo gjë do ti penalizonte pasi i kanë të gjitha shërbimet larg përfshirë edhe shkollën e fëmijëve. Ata kanë paralajmëruar sërish protesta deri në zgjidhjen e problemit të tyre që deri tani shprehen se kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.