Iu gjet 2.5 milionë euro drogë, tetë vite burg për atleten e Lojërave Olimpike

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish atletja e Lojërave Olimpike 2016 në stafetën 4×100 metra, Madiea Ghafoor është dënuar me tetë vite e gjysmë burg pasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi droge me vlerë mbi 2.5 milionë dollarë.

Sprintierja holandeze tentoi të kalonte sasinë e drogës në kufirin gjerman, ku edhe u pikas nga policia.

27-vjeçarja u arrestua në qershor pasi më shumë se 2.5 milionë dollarë ekstazi dhe metale kristali u gjetën në automjetin e saj, së bashku me rreth 11.950 euro (13,260 dollarë) para të thata.

Ghafoor pritet të apelojë vendimin, pasi sipas deklaratës së saj para trupës gjykuese nuk ka pranuar se është poseduese e lëndës narkotike. Gjithsesi, deri në momentin kur atletja të zbulojë autorët e ngarkesës.

Zjarr Tv Ad