Iu hoq dënimi me burg përjetë, Dritan Dajti bën lëvizjen e radhës

0
351
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda, ankimoi vendimin e heqjes së dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit, vjen lëvizja e fundit prej tij.

Ai ka bërë rekurs ndaj Prokurorisë, me argumentin se ankimimi është bërë nga një prokuror tjetër dhe jo ai i dosjes së tij.

Kështu Dajti kërkon që të mos pranohet animimi i Prokurorisë, duke thënë se është bërë në kushte jo ligjore.

Kujtomë se në fillim të muajit shkurt Dritan Dajtit iu hoq dënimi me burgim të përjetshëm, duke e ulur në 25 vite burg.

Gjatë këtij vendimi u votua kundër nga dy gjyqtarët e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Ndërsa për uljen e dënimit të tij u shprehën në favor tre anëtarët e tjerë Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, në banesat e të cilëve policia ushtroi kontroll më pas.

Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të vitit 2009.

Zjarr Tv Ad