Iu publikuan email-et/ Karamuço paralajmëron: Gledis Nano duhet marrë në mbrojtje, ka informacion për grupet terroriste

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme u publikuan në medie të ndryshme email-et e marra nga posta elektronike që kishte në përdorim, ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Këto të dhëna janë hakuar nga grupi “Homeland Justice”, i cili ka marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj sistemeve të Policisë.

Lidhur me këtë pedagogu i kriminologjisë Ervin Karamuço, ka deklaruar se Nano duhet marrë në mbrojtje.

Ai është shprehur në emisionin “ABC e Mëngjesit” se Gledis Nano ka qenë njeriu që i është vënë nga mbrapa të gjitha grupeve terroriste në Shqipëri dhe se ka informacion për këtatë fundit.

“Ai është një target për shkak se ka qenë drejtor i anti-terrorit. Ka qenë njeriu që i është vënë nga mbrapa të gjitha grupeve terroriste në Shqipëri. Ka informacion për këta. Është ekspozuar për Sirinë, është ekspozuar për Iranin. Ka bërë operacione që shumica e tyre nuk do të dihen, disa kanë qenë shumë të suksesshme që ju kanë bërë shumë dëm atyre. Veçse kanë ndaluar, kanë arrestuar, kanë përndjekur shumë prej tyre me të drejtë nga ana e shtetit tonë me partnerë ndërkombëtarë. Edhe të nxjerrësh informacionet e tij, të dhënat personale të familjarëve të tij, të bankave, numrave dhe gjithçka, do të thotë ta bësh një shënjestër. Ai duhet marrë në mbrojtje”, u shpreh Karamuço.

Zjarr Tv Ad