Iva V. Grillo shpërthen keq ndaj Erion Veliajt: Sarajet e Toptanëve, ka rënë përfundimisht në duart e Uriah Hipit të Bashkisë Tiranë

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Iva V .Grillo:

Sarajet! Gjate kohes qe ne parlament po jepet estrada e perditshme “badihava”, nje nga godinat me te bukura te Tiranes, Sarajet e Toptaneve, ka rene perfundimisht ne duart e Uriah Hipit te Bashkise Tirane. Duket se pas pr*ishjes se Teatrit Kombetar, ky ishte hapi i fundit per t’i bere gropen perfundimisht gjithe atij kompleksi historik aq te dashur per qytetin tone.

Ministresha e Kultures qe pohon se na e beri gjumin si qengj gjate dhe pas kohes qe she*mbej Teatri Kombetar ne Maj te 2020, na tregoi ashtu si papandehur dy dite me pare, planet qe kishin tjerrur per Sarajet e Toptaneve ne zyrat e qeverise: “nje ruajtje e identitetit, duke bere te mundur edhe krijimin e nje biblioteke amerikan”… ne Sarajet tona te stilit otoman…

Se a eshte e perligjur lidhja e letersise amerikane me Sarajet e “tironsve” te kohes se perandorise otomane (pavaresisht faktit se ndertesa sherbeu si Seli e Legates Amerikane per nje periudhe te shkurter deri sa te ndertohej selia e famshme e Rruges se Elbasanit), kjo ceshtje ngelet per debat ne rrjetet e historianeve e arkitekteve. Fakt eshte qe pa u thare akoma boja ne vendimin e qeverise, prona i eshte kaluar “mjeshtrit” te Bashkise qe nuk e ze gjumi sepse i rri mendja dhe dora vetem mbi harten e Tiranes… per te caktuar ku do te ndertoje skerfyellin e radhes, ne nje qytet qe po jep shpirt nga ana urbane. A ka njeri me mend ne koke qe ka besim t’i lere ne dore nje nga bizhute e fundit te qytetit tone, ashtu symbyllurazi, ketij kryebashkiaku matrapaz?

Me gjithe hallet e tjera qe ka Shqiperia, kjo e sotmja duhet te jete nje dite alarmi per cdo qytetar qe i dhemb Tirana. Po pati mbetur ndonje opozitar qe nuk e ka merakun te jete protagonist vetem ne parlamentin-estrade, arkitekte e urbaniste te pavarur, shoqeri civile, aktiviste e qytetare… tani eshte momenti per t’i bere disa pyetje ne menyre formale krye-sharlatanit te Tiranes:

Çfare do te behet realisht me kete monument kulture?

A do te kete dhe ne qofte se po, sa kulla skerfyej do t’i bejne hije nje nga stolive te fundit te Tiranes?

Te gjitha ato pyetje qe nuk i beme per qendren dhe Sahatin e Tiranes duke e lene cdo gje ne renie te lire … pa e kuptuar se po e shesim historine dhe te ardhmen e kryeqytetit tone edhe me lire…

Zjarr Tv Ad