Ivanka Trump shkon në Etiopi për ta promovuar rolin e grave

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajza e madhe e presidentit amerikan, Ivanka Trump, ka arritur në Etiopi për ta promovuar nismën e qeverisë amerikane që ka për qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore.

Me këtë nismë synohet ofrimi i ndihmës për 50 milionë gra në vendet në zhvillim deri në vitin 2025.

Zonjusha Trump do t’i vizitojë gratë që punojnë në industrinë e kafesë dhe një fabrikë të tekstilit, e cila udhëhiqet nga gratë.

Gjatë udhëtimit katërditor në Afrikë, ajo do ta vizitojë edhe Bregun e Fildishtë, transmeton Express.

E prezantuar fillimisht në shkurt të këtij viti, programi “Zhvillimi dhe Mirëqenia Botërore e Grave” ka për qëllim trajnimin e grave në mbarë botën për t’i ndihmuar ato që të punësohen në pozita pune që paguhen më mirë.

Sipas faqes së këtij programi në internet, pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës e vështirëson rritjen ekonomike dhe luftimin e varfërisë në vendet në zhvillim.

Ky projekt financohet me 50 milionë dollarë nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID), shkruan “BBC”

 

Zjarr Tv Ad