Ivi Kaso: Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ regjistrohet nesër në KQZ

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, njëherazi njohës i çështjeve zgjedhore, Ivi Kaso i ftuar në edicionin e ‘Ora 19:00’ në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Ivi Kaso u shpreh se nuk ka asnjë ngërç ligjor dhe se KQZ do të regjistrojë koalicionin zgjedhor për garën e 6 marsit.

Ivi Kaso sqaroi edhe pretendimet lidhur me legjitimitetin e Komisionit të Rithemelimit.

“Është çështje e konsumuar për shkak të një vërtetimi që kryetari i shkarkuar i PD ka sjellë nga Gjykata e Tiranës, që nuk është vendim gjykate, por fotografim i regjistrimeve të fundit që kanë ndodhur në regjistrin e partive politike, në zërin përkatës të PD. Veprime që kanë ndodhur në vitin 2018. KQZ nuk ka tagër që të ndajë çështjen e legjitimitetit.

KQZ merr vërtetimin, kryen një procedurë burokratike dhe regjistron atë që ka dërguar vërtetimin.

Nuk ka njohje apo mosnjohje të PD në radhë të parë dhe të Komisionit të Rithemelimit si organ ekzekutiv i saj i vetëm i mandatuar nga Kuvendi i demokratëve, nga ana e KQZ. Nuk ka tagër që ta bëjë kurrë këtë gjë KQZ”.

Zjarr Tv Ad