Ivi Kaso: Refuzimi i dekretit të Presidentit nga KQZ, hapi i parë i një puçi institucional

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso,  e ka cilësuar të pashembullt refuzimin e KQZ, për të zbatuar dekretin e Presidentit të Republikës.

Për Kason, ky është hapi i parë i një puçi institucional.

Kaso thekson se asnjë akt i mëtejshëm lidhur me zgjedhjet s’mund të jetë i ligjshëm dhe i vlefshëm për sa kohë s’ka datë të dekretuar për zgjedhjet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi zbatimin e dekretit të presidentit, Ilir Meta i cili urdhëron ndërprerjen e zgjedhjeve dhe ngarkon këtë institucion të merrte masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore.

Katër anëtarët Denar Biba, me cilësinë e nënkryetarit, Rezarta Bitri, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi e quajten “nul” aktin normativ. Te kater anetaret e KQZ-se jane zgjedhur nga PS.

Vetem kreu i KQZ-se, Klement Zguri, u largua duke mos pranuar ta diskutoje dekretin.

 

Zjarr Tv Ad