Ivi Kaso zbulon “planin” çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike: Në vjeshtë…

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i çështjeve zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka bërë të ditur se Partia Demokratike do të riorganizojë strukturat e saj dhe qasjen e politikbërjes dhe raportit të saj me qytetarët.

Kaso është shprehur se në SPAK janë dorëzuar dhjetëra denoncime për farsën elektorale të 14 majit, por duket se këto çështje kanë shkuar në kalendat greke.

“Si ta kthejmë PD-në një forcë fituese në zgjedhjet e ardhshme? Kjo pyetje që na bëjnë shpesh demokratët do të marrë përgjigje shumë shpejt.

Ndoshta që në fillim të vjeshtës, PD-ja në kuadër të riorganizimit që do të prekë të gjithë aspektet e politikbërjes së saj dhe qasjes së saj në raport me qytetarët, sigurisht do të ketë në plan të parë edhe identifikimin e saj të qartë për të mos ngelur peng edhe i lojërave dhe marifeteve procedurale, por mbi të gjitha i vullnetit të pushtetit që e ka uzurpuar dhe e mban ende peng vulën dhe logon e PD-së që vazhdon të jetë shumë e dashur për demokratët.

Ne kemi përgjegjësinë para shqiptarëve që të ekspozojmë çdo aspekt të keqqeverisjes dhe pjesa e ngërthimit të interesave të thella politike me ato çka janë rezultatet elektorale, të shoqëruara këto edhe me keqpërdorimin e fondeve publike në masën e qindra milionë euro, në këtë rast janë një shqetësim i madh jo vetëm për opozitën, por edhe për qytetarët. Opozita ka barrën dhe përgjegjësinë të jetë e zëshme për këto.

Dhe meqë jetojmë në një vend që pëlqen të quhet ende një vend demokratik, ne gjithashtu kemi përgjegjësinë ligjore që të gjitha këto denoncime ti çojmë përpara në SPAK”, tha ndër të tjera Ivi Kaso në Syri tv.

Zjarr Tv Ad