Izraeli ende asnjë koalicion qeveritar për zgjedhjet e 17 shtatorit

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri izraelian, Benjanim Netanjahu, ka rritur shanset për të krijuar koalicionin e ardhshëm qeveritar.

Kreu djathtist i ekzekutivit një javë më parë fitoi vetëm 31 nga 120 mandatet e mundshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Rivali i tij kryesor, liberali Beni Ganx, siguroi 2 vende më shumë, por sërish pa mundur të kalojë minimumin prej 61 mandatesh që kërkon krijimi i kabinetit.

Të dielën, partitë arabo-izraelite që fituan 13 mandate në zgjedhjet e fundit, thanë se do të mbështetin opozitarin Ganc për kryeministër.

Kjo e vendosi opozitën fillimisht në një avantazh prej dy mandatesh, por gjilpëra e peshores shkoi shpejt në anën e kryeqeveritarit Netanjahu kur 3 pjesëtarë nga grupimi arab dolën krah tij.

Pas takimeve me liderë të partive politike, presidenti i Izraelit, Rojven Rivlin, tha të hënën se procesi zgjedhor rrezikon të përsëritet për herë të tretë nëse mungon konsensusi për qeveri uniteti.

“Dy partitë më të mëdha kanë numra thuajse të njëjtë, ndaj duhet të bashkojnë forcat dhe të formojnë një qeverie unitare, të qëndrueshme, e cila menaxhohet dhe stabilizohet bashkërisht,” u shpreh kryetari i shtetit.

Kërkesa u parashtrua javën e kaluar edhe nga kryeministri Netanjahu.

Ndërkohë, vetë Ganc e ka përjashtuar mundësinë e qeverisjes me kundërshtarin, për shkak edhe të akuzave të ndryshme për korrupsion që rëndojnë ndaj tij.

Mësohet se presidenti i vendit ka caktuar 2 tetorin si afatin e fundit për zgjidhjen e ngërçit dhe zgjedhjen e kryeqeveritarit të ri.

Zjarr Tv Ad