Izraeli mirëpret organizimin e konferencës për Lindjen e Mesme

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mirëpriti mbajtjen e konferencës së paqes për Lindjen e Mesme, javën e ardhshme në Bahrein.

Në konferencë, do të shpaloset pjesa e parë e planit për paqen, që e ka përgatitur Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka quajtur këtë plan si “marrëveshje të shekullit”.

Duke folur në një konferencë qeveritare, Netanyahu vlerësoi se konferenca “është një përpjekje e SHBA-së, për të sjellë një të ardhme më të mirë dhe për të zgjidhur problemet e rajonit”.

Shtëpia e Bardhë thotë se takimi do të përqëndrohet në përfitimet ekonomike që mund të dalin për rajonin, nga një përfundim i konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.

SHBA-ja nuk ka ftuar në konferencë zyrtarët izraelitë, për të shmangur fokusimin në “çështjet politike”.

Në disa deklarata të mëhershme, zyrtarët amerikanë nuk kanë bërë të ditur se kur do të prezentohen aspektet politike të planit.

Palestinezët, e kanë hedhur poshtë planin e paqes së SHBA-së. Shtëpia e Bardhë njoftoi javën e kaluar se Egjipti, Jordania dhe Maroku kanë rënë dakord të marrin pjesë në konferencë.

 

Zjarr Tv Ad