Izraeli përgatit qytetarët për dozën e katërt, vaksinimi do të bëhet çdo 5-6 muaj…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Doza e katërt e vaksinës kovid në Izrael është afër. Ky ka qenë konfirmimi I komunitetit mjekësor në Izrael.

Izraeli po përballet me një valë të katërt të rasteve të reja, pavarësisht një programi të suksesshëm të vaksinimit. Zyrtari izraelit i deleguar për t’u marrë me pandeminë, Selman Zarka, tha se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër infeksionit– “çdo pesë deri në gjashtë muaj”.

“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022,” i tha ai radios shtetërore Kan. “Meqenëse infeksioni është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt”. “Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme”.

“Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri” “Mu” “nga Amerika e Jugut,” tha ai. Izraeli po vendos një rekord të ri, me një valë të katërt. Statistikat e përpiluara nga ekipi kërkimor i Universitetit të Oksfordit “Bota jonë në të Dhëna”, tregojnë se të Mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja.

Deri më tani, nga 9.3 milion izraelitët, 5.5 milion janë vaksinuar plotësisht dhe 2.5 milion të tjerë, kanë marrë tashmë një dozë të tretë, përforcuese të vaksinës Pfizer / BioNTech.

Zjarr Tv Ad