J.Lo ndërpret koncertin në Nju Jork, i ikin dritat

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Big Apple mbeti pa drita dje në darkë, dhe për Madison Square Garden kjo do të thoshte, nuk ka Jennifer Lopez.

Këngëtarja sapo kishte filluar shfaqjen e saj, kur një ndërprerje masive e energjisë përfshiu qytetin e Nju Jorkut, duke përcaktuar një fund të hershëm të koncertit të saj, ndërsa teatri ishte evakuar.

Lopez përdori Instagramin për të ndarë një mesazh me fansat e saj dhe shpjegoi se shfaqja ishte anuluar për shkak të rrethanave të paparashikueshme.

‘E shkatërruar dhe zemërthyer që nuk mund të performoj për të gjithë ju sonte. Por koncertin do e bëjmë. Ju premtoj. Ju dua”, ka shkruar ajo. Më pas ajo ka bërë një tjetër postim në Instagram ku ka njoftuar se koncerti do të mbahet të hënën.

 

Zjarr Tv Ad