Ja 27 emrat e rinj që bëhen pjesë e policisë gjyqësore

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

janë zbardhur 27 emrat e rinj që bëhen pjesë e policisë gjyqësore të vendit bazuar në konkursin e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme sipas ligjit të vjetër të kësaj strukture i cili shfuqizohet më 5 qershor.

Edhe pse duke u bazuar në një ligj të shfuqizuar tashmë nga parlamenti, i cili del nga zbatimi edhe zyrtarisht për pesë ditë, kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur ta shfrytëzojë këtë limit kohor për të
pranuar 27 emra të rinj në strukturat e policisë gjyqësore.

Nga fillimi i këtj viti, punonjësit e kësaj strukture kanë një pagë mujore prej 160 mijë lekësh të rinj për shkak të hyrjes në fuqi të paketës së reformës në drejtësi e cila parashikon se paga e oficerëve të policisë gjyqësore është sa 60 për qind e rrogës mujore të prokurorëve.

Në listë bien në sy emra të personave që kanë punuar në prokurorinë e Shkodrës, në prokurorinë e Tiranës dhe tek krimet e rënda, ndërsa emri me numrin rendor 4 është Armando Felaj, vëllai i deputetes socialiste Ermonela Felaj bashkëshorti i kësaj të fundit, Bledar Valikaj u emërua prokuror në prill të këtij viti pas një votimi 5-5 në KLP ku diferencën e bëri qëndrimi i kryetarit të këtij institucioni.

Procedura e pranimit të 27 OPGJ-ve të rinj bazohet në ligjin e vjetër të policisë gjyqësore i cili shfuqizohet brenda pak ditëve për shkak të ndryshimeve të miratuara në Parlament.

Ligji i ri është dekretuar nga presidenti Ilir Meta më 17 maj dhe është botuar në fletoren zyrtare më 20 maj 2019.

Ligji i ri ka përcaktuar se në policinë gjyqësore pranohen vetëm kandidatë me arsim të lartë dhe me një sërë kriteresh të tjera shtesë përfshi edhe eksperiencë pune 5-vjeçare, ndërsa këto kritere nuk kanë qenë të parashikuara në ligjin e vjetër. prokuroria e përgjithshme tha për rtv ora se arësyet e organizimit të konkursit për pranimin e opgj-ve në këtë kohë kanë të bëjnë me mbingarkesën që disa prokurori rrethesh dhe krimet e rënda kanë me çështje në hetim të cilat janë zvarritur përtej afateve.

EMRAT E OPGJ-VE TË RINJ

ARBEN JORGAQI
REZART HANA
ESMERALDA XHOLI
ARMANDO FELAJ
ILIR LIÇO
ENI KODRA
VALBONA KALAÇI
ARTOR MUJA
ILIR NDREA
IBRAHIM SALIKO
HAMIT KASEMI
ÇLIRIM HALILI
ORJANA CUFAJ
RAEL QELESHI
BASRI HADROI
BENARDIN NDOJ
ERISELDA SHAHMANI
KLODJANA QAFA
KLODJAN HAXHILLARI
DIANA TAHIRAGA
KUJTIM ZENELAJ
ANILA VELIU
SHIQIRI MANJANI
IBRAHIM HOXHA
GENTIAN NDOI
LEONORA NDREU
ERMAL KACKINI

 

Zjarr Tv Ad