Ja biseda “off the record” e kryeministrit Rama me Fevziun e Frangajn

0
3022
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANE- Në adresën e emisionit “Opinion” në “Youtube” është publikuar videoja e bisedës “Off the record” e kryeminsitrit Rama me moderatorin Blendi Fevziu, gjatë intervistës së të enjtes.

Biseda në fjalë është shkëputur para se emisioni të niste, ku Rama, Fevziu por edhe Frangaj komentojnë çështjen e shefit të personelit në Ministrinë e Jashtme, i thirrur ushtar nga shteti grek.

Rama: Për këtë Pirro Vengun ke ndonjë pyetje?
Fevziu: Po si s’e kam mo, atë që do e marrin ushtar grekët… Shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm e kanë thirrur për ushtar në Greqi.
Rama: Po ca ka mo? Është njësoj si të thuash kemi kryetarin e opozitës holandez…
Frangaj­Fevziut: Do e pyesësh (Ramën) për atë ushtarin grek?
Fevziu: Po re.
Frangaj: Është skandal i madh.
Fevizu: Ushtar i vonuar.
Rama: Po je në vete ti apo jo?
Frangaj: Ushtari i grekut shefi i kabinetit… gjithë të dhënat, sekretet e Ministrisë së Jashtme ia çon grekut.
Rama: Ore zotëri! Kemi dy nënshtetësi ne, muhabet kot…

Zjarr Tv Ad