Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 18 Qershorit.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Rama ka nisur përgatitjet për blerjen e votive, dhe sipas ish-Kryeministrit tashmë falë ndihmës së një biznesmeni
“Ja se si Rama pregatit vjedhjen e votave me bizneset e klienteles!
Qytetari dixhital denoncon:
– Biznesmenin Gjergj Luca, i cili ne Labinot, – iu mbledh kartat e identitetit – punetoreve, anetareve te familjes, rrethit me te gjere familjare! sb
“Dua tju ve ne dijeni per nje problem te rendesishem ne prag te zgjedhjeve. Ne Labinot ushtron aktivitet privat ne fushen e konservimit te peshkut Gjergj Luca, miku i Edi Rames. Keto dite ka filluar tju kerkoje kartat e identitetit te personave te familjes dhe te rrethit familhjar personave te punesuar ne firme qe rropaten gjithe diten per 15000 leke/muaj. Mbledhja e kartave i paraprin votimit elektronik duke ushtruar presion mbi ta. Ju lutem bejeni publike duke kete skandal duke ruajtur anonimatin. Ju uroj shendet dhe jete miku im”, shkruan Berisha