Me pak fjalë, ligji i tërheqjes thotë se atë që e mendon më tepër, e tërheq në jetën tënde. Ligji i tërheqjes është si Ligji i gravitetit, sepse ai funksionon, nëse do apo nuk do ta besosh ti. E njëjta gjë vlen edhe për ligjin e tërheqjes. Por ka disa gjëra që duhet t’i kuptosh, përpara se të kuptosh ligjin e tërheqjes.
Gjëja e parë është të bësh dallimin midis të ndërgjegjshmes dhe të pandërgjegjshmes. Pjesa e ndërgjegjshme mund të mbajë vetëm një mendim dhe asnjë tjetër. Ndërsa e pandërgjegjshmja përfshin gjithçka që mund të ketë ndodhur në jetën tënde apo që ti e mendon rastësisht. Është si një rrëmujë e vërtetë. Nëse ti ulesh e mendon se nuk vlen dhe se bën vetëm gabime, atëherë do të vazhdosh të bësh gabime dhe do të tërheqësh në mendjen tënde mendime negative, sepse pjesa e pandërgjegjshme beson atë që ti këmbëngul ta pranosh si të vërtetë.