Ja çfarë e nervozon çdo shenjë të horoskopit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndihma e yjeve është e çmuar për të jetuar në harmoni me të tjerët.

DASHI – Nga natyra, Dashi zemërohet për çdo gjë. Madje, mund të nervozohet edhe për mënyrën tuaj të të ngrënit apo frymëmarrjes. E megjithatë, zemërimi i një Dashi zgjat maksimumi 5 minuta. Me të mbaruar këto minuta, Dashit i rikthehet buzëqeshja. Kur zemërohet është ‘i tmerrshëm’ e madje mund të mendosh edhe se është njeri i çmendur. Duhet absolutisht të evitosh replikat: nuk ka nevojë të mbrohesh, por kërkon aleancën tënde dhe urren gënjeshtrat. Mos i thuaj të qetësohet.

DEMI – Qetësia e Demit mund të të mashtrojë, pasi do mendoje se është gjithnjë ashtu, pavarësisht asaj që bën ti. Por, nuk është aspak kështu, ndaj evito t’i ‘tërheqësh bishtin’. Respekto fjalën e dhënë, mos anulo një takim në minutën e fundit, mos i ndrysho zakonet e tij/saj dhe mbi të gjitha, mos i thuaj kurrë gruas së Demit që mamaja jote gatuan më mirë se ajo. Nëse një dem humbet durimin, transformohu në toreador, sepse nga vetë emri i shenjës, të thotë qartë se cili do jetë reagimi.

BINJAKËT – Një Binjak është njeri që do të bëjë shaka, të qeshë, të provokojë, të luajë me ironi dhe sarkazëm , deri sa, në një pikë, nxehet dhe nis të nxjerrë ligësi edhe më mizore se ç’mund t’i shkojë në mendje një Akrepi. Është i paparashikueshëm dhe për të mos e zemëruar, duhet të qeshësh me të gjitha batutat e tij/saj (edhe kur të ofendojnë) dhe të tregosh entuziazëm dhe miratim për çdo ide apo propozim të një Binjaku. Preferon një ofendim të sinqertë  (është mësuar me këtë) në vend të një reagimi shumë serioz.

GAFORRJA – Gaforrja është një shenjë që  dashuron përkëdhelitë, paqen dhe qetësinë familjare. Trishtohet shumë shpejt, e ka në natyrë.  Nuk zemërohet shpejt dhe kur kjo ndodh, të ‘përplas në fytyrë’ të gjitha emocionet e veta negative, i/e ndërgjegjshëm/e se mund të të lëndojë. Për të evituar zemërimin e Gaforres, ki respekt për njerëzit e shtrenjtë të tij/saj, mos keqtrajto kafshët dhe mos e detyro të kalojë dy netë rresht në diskoteka të tejmbushura dhe të zhurmshme. Është e thjeshtë.

LUANI – Duke qenë shenjë zjarri, Luani ka një natyrë impulsive dhe aggressive. Por, di të jetë edhe zemër gjerë dhe të falë. Për të evituar zemërimin e Luanit, mbulojeni me komplimente para se t’i thoni ‘gabimin’ që keni bërë dhe kujtojani sa i/e rëndësishëm/e është për ju/.

VIRGJËRESHA – Dihet se shenja e Virgjëreshës është shumë e përpiktë. Ndaj, është e thjeshtë të kuptosh se cilat janë sjelljet që duhet të shmangni, për të mos zemëruar një Virgjëreshë. Evitoni rrëmujën nëse bashkëjetoni me një Virgjëreshë, mos harroni t’i ktheni borxhin që i keni marrë (edhe kur bëhet fjalë për 20 cent), lani duart para se të prekni të tijat/sajat dhe lani dhëmbët para se ta puthni. Këshilla e fundit, por jo për nga rëndësia: mësoni se çdo shkak, ka pasojën.

PESHORJA – Shenja e Peshores është e famshme për diplomacinë e saj. Është gjithnjë në kërkim të ekuilibrit dhe të paqes së brendshme , por pikërisht për këtë arsye nervozohet thellësisht, kur dikush përpiqet me çdo kusht ta përfshijë në zënka me tone të larta. Duke qenë shumë mendjemadh, mund të mos ju flaës për një kohë të gjatë. Për të evituar që e gjitha kjo të ndodhë, evitoni mënyrat e ashpra të të bërit të gjërave dhe nis e detyroni të bëjë zgjedhje që nuk ka ndërmend t’i bëjë.

AKREPI – Nuk ekzistojnë mënyra që të mos e nevrikosin një Akrep. Natyra e Akrepit është neurotike dhe e ndryshueshme. Mund t’ju përgjigjet me tone agresive edhe po t’i thuash se e do shumë, apo nëse përpiqesh të bësh diçka për t’i rikthyer buzëqeshjen. E megjithatë, duke qenë njeri shumë i ndjeshëm, do ta kuptojë se të ka ofenduar dhe do përpiqet ta rregullojë me një gjest afeksioni. Harrojeni t’ju kërkojë falje: fjala “Më fal” nuk është në fjalorin e një Akrepi. Do ju duhet durim i pafund!

SHIGJETARI – Është një shenjë e gëzueshme, pozitive dhe ka gjithnjë buzëqeshjen të stampuar në fytyrë. Por, nëse mendon se do ta kalosh lehtë, pasi jeni zënë, gabohesh. Përgatitu të diskutosh për orë të tëra dhe nga lodhja, do i japësh të drejtë. Për të shmangur zemërimin e Shigjetarit, mos vër në dyshim dijet dhe njohjet e tij. Nuk e ka të lehtë të bëjë jetë sedentare dhe të mos bësh tifo për të njëjtën skuadër futbolli, mund të jetë një problem më vete.

BRICJAPI – Dikush thotë se Bricjapi nuk ka ndjenja as në të mirë e as në të keq. Nuk është kështu: e vërteta është se nuk do t’i manifestojë ato. Kur zemërohet, bie në qetësi totale, duke të bërë të ndihesh totalisht në siklet. Për të shmangur të gjithë këtë situatë, mos cënoni privatësinë e Bricjapit, mos e pengo në punë, mos i kërko të shpenzojë apo të të ofrojë darkën, mos i kërko të zgjedhë mes teje dhe karrierës dhe mos e detyro të shohë një film me dashuri.

UJORI – Shpesh Ujori shihet si njeri moskokëçarës që nuk do t’ia dijë për asgjë dhe për askënd. Ndonjëherë është vërtet kështu, por në shumë raste të tjera i kushton shumë vëmendje çdo gjëje që ndodh rreth tij/saj. Kur zemërohet, mund të hedhë pjata dhe gota nga dritarja apo të zgjojë të gjithë lagjen me ulërima. Kjo ndodh kur zbulon se dikush i ka kontrolluar telefonin, apo kur dikush tenton t’i imponojë rregulla që nuk i shkojnë përshtat.

PESHQIT – Prepotenca e Peshqve është e pakapërcyeshme dhe mund të fitojnë një çmim për këtë. Bëhet fjalë për paradhomën e sherreve, në të cilën, shpesh, kjo shenjë e butë, bëhet protagoniste. Argëtohet duke provokuar njerëzit me të cilët ka marrëdhënie dhe, për të evituar debate të ndezura, do ishte mirë të shmangnit kunjat që ju hedh. Kur ndjeshmëria e Peshqve lëndohet,  e merr vesh gjithë bota mbarë, falë ankesave të tij/saj. Për ta qetësuar do duhen shumë përkëdheli dhe  vëmendje.

 

Zjarr Tv Ad