Ja çfarë përjetuan skuadrat e shpëtimit mes hirit dhe avullit acid pas shpërthimit të vullkanit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këto pamje tregojnë çfarë kanë kaluar skuadrat e shpëtimit mjaft të guximshme mes reve të dendura nga tymi, hiri dhe avulli acid pas shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re të hënën. Vullkani që ka shpërthyer në brigjet e veriut të Zelandës së Re, mund të ketë shkaktuar viktima të shumta. Deri më tani autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 5 personave dhe shumë të tjerë kanë mbijetuar përshak të përpjekjeve të shpëtimtarëve me helikopter.

Një video është publikuar nga “Auckland Rescue Helicopter Trust”, ku tregon pamje nga momentet kur skuadrat e shpëtimit ishin në teren për të nxjerrë sa më shumë të mbijetuar. Ata shihen duke zbritur në ishull dhe duke mbuluar sytë nga hiri i ndezur. Kryeministri i Zelandës së Re Jacinda Ardern falenderoi djemtë e ekuepazhit të cilit i quajti si heronj që vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar sa më shumë jetë.

 

Zjarr Tv Ad