Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Me një plan special të një tekonologjie të lartë ka nisur sot heqja e traut kryesor të urës duke lejuar zbritja e tij drejt tokës me një shpejtësi 5 metra në çdo 1 orë. Duhet të paktën 9 orë që ky tra të zbresë në tokë. Ishte ora 11.36 min e datës 14 gusht 2018 kur rreth 200 metra të urës Morandi në autostradën A10 Genova-Savona u shembën duke marrë me vete jetë njerëzish e plagosur shumë të tjerë. Mes 43 viktimave ishin dhe dy të rinj emigrantë shqiptarë Marjus Djerri 22 vjeç e Admir Bukrina 32 vjec. Po udhëtonin drejt vendit të punës, Marjusi dhe Admiri kur së bashku me automjetin e tyre u përpinë nga gërmadhat e urës Morandi, të cilët e pëshkonin disa herë në ditë së bashku me mijëra e mijëra qytetarë të tjerë.