Ja cila grupmoshë është më gënjeshtare

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur është fjala për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm, askush nuk mund të përputhet me aftësinë e adoleshentëve në aspektin e shpeshtësisë me të cilën ata tregojnë gënjeshtra dhe bëjnë lojëra. Sipas një studimi të realizuar në universitetin e Ghentit, Vanderbiltit, Amsterdamit dhe të Maastrichtit, provoi që në 1005 njerëz të moshës nga gjashtë deri në 77-vjeçare, adoleshentët janë më të papërgjegjshmit dhe më gënjeshtarët. Por gjithashtu nga ky studim rezultoi se fëmijët e vegjël dhe pensionistët janë njerëzit më të ndershëm në shoqëri. Kjo për shkak se frekuenca me të cilën ne gënjejmë dhe aftësia jonë për t’u marrë me të, bie me moshën, ndoshta për shkak të ndryshimeve që ndodhin në tru. Shpeshtësia e gënjeshtrës rritet gjatë fëmijërisë, arrin pikun në adoleshencë, dhe më pas nis të bie në moshën e pleqërisë deri në atë pikë sa të moshuarit gënjejnë baras me fëmijët. Perfeksionimi i gënjeshtrës ndodh gjatë fëmijërisë, përvetësohet në adoleshencën e hershme dhe përkeqësohet përgjatë adoleshencës. Zbulimet gjithashtu thonë se përderisa gënjeshtrat e personave më të moshuar mund të kapen më lehtë, adoleshentët e hershëm dinë të sajojnë gënjeshtra aq të përkryera sa që është e vështirë t’i dalloni.

 

Zjarr Tv Ad