Ja ,cilët profesione do të paguhen më tepër këtë vit

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për profesione si infermiere, zhvillues programesh kompjuterike, specialist ndërtimi, etj, që mund të punojnë edhe jashtë Shqipërisë do të kemi rritje edhe më të larta. Kërkesa për këto profile do të shkaktohet nga kërkesa e pritshme nga jashtë. Pra një kërkesë për infermierë nga vendet perendimore do të shkaktojë mungesë në tregun tonë dhe për pasojë dhe rritje të pagës. * Burimi EPPC Albania Salary Survey 2020. Në kategorinë e dytë janë sektorët që pritet të kenë rimekembje të shpejtë pas Qershorit 2021, ku veçohen: Nga sa më lart pritet që pagat dhe përftitimet të rriten vetëm për sektorët që parashikojnë rritje dhe jo për sektorët që priten të rimëkëmben. Sektorët që pritet të rimëkëmben do të trashëgojnë të njëjtat paga, sepse sektori nuk eshte rimëkëmbur dhe për pasojë nuk ka mundësi që të ofrojë më shumë dhe as të përballojë kosto më të larta të forcës së punës. Një rritje në këtë sektor do të jetë e shpejtë dhe e ndjeshme por në 2022, pasi rimëkëmbja të fillojë të ushtrojë trysninë e konkurrencës dhe garës për rritje. Rritja që do të përfitohet në këtë kategori (dhe në çdo kategori) do të jetë rritja e pagës minimale nga 26,000 lekë bruto në muaj, në 30,000 lekë bruto në muaj. Tashmë ky vendim është marrë nga qeveria. Në kategorinë e tretë janë të gjithë sektorët e tjerë. Sektorë të tille si shërbimet financiare, telekomunikacioni, industria nxjerrëse dhe përpunuese, karburantet, prodhimi, shitja me pakicë e produkteve jo-ushqimore, media, logjistika, shërbimet profesionale, konsulenca, etj, që priten të reflektojnë ndryshimet e kohës ne lidhje me sfidat e tyre me tregun, dixhitalizimit, mbrojtjen e mjedisit, energjinë e gjelbër, apo risive në industrinë ku operojnë, pavarësisht pandemisë nuk do të kenë ndikime të ndjeshme gjatë 2021

 

Zjarr Tv Ad