Ja cilin zyrtat të lartë të BEsë do të shoqëroj Majlinda Bregu më 6 Dhjetor (Njoftimi)

0
277
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelari Olaf Scholz do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Kancelari gjerman do të shoqërohet Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Ky lajm bëhet me dije nga zëvendës zëdhënësi i qeverisë federale, Wolfgang Büchner, bën me dije se Schols dhe Bregu do të priten në Tiranë nga kryeministri Edi Rama.

Në këtë Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

Njoftimi:

Kancelari Olaf Scholz do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë në 6 dhjetor.

Përveç 27 vendeve anëtare të BE-së, janë të ftuar edhe gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria si vend pritës, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Do të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu. Pritësi është kryeministri shqiptar Edi Rama.

Samiti ofron një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin BE-Ballkani Perëndimor dhe për të vazhduar avancimin aktiv të procesit të zgjerimit të BE-së./CNA.al

Zjarr Tv Ad