Ja datat për Maturën Shtetërore

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e arsimit ka publikuar datat e provimeve për maturën shtetërorë 2019-2020. Në udhëzim thuhet se 4 provimet do të kryhen në intervalin kohor të 10 ditëve.

Provimi i gjuhës së huaj do të jetë i pari në datën 8 qershor, ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë 11 qershor. Ndersa provimi i matematikës do të zhvillohet në datën 15 qershor, per tu mbyllur me lenden me zgjedhje në 18 qershor.

Këtë vit rregullat e maturës shtetërorë duket se janë forcuar pasi ministria e Arsimit ka paralajmëruar penalitete si për nxënësit që do të kapen celularë ashtu edhe per administruesit e procesit qe do te publikojne tezat.

Zjarr Tv Ad