Ja deri kur do të qëndrojë i mbyllur Aeroporti i Rinasit…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aeroporti i Rinasit, do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 15:00 të ditës së sotme, deri në nxjerrjen e një njoftimi të dytë, në varësi të zhbllokimit ose jo të situatës.

Njoftimi është dhënë nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve, ku theksohet mbyllja e aeroportit për shkak të mungesës së stafit, deri në orën 15:00 të pasdites.

Nuk dihet ende nëse deri atëherë, do të mund të arrihet një marrëveshje mes Ministres Balluku dhe kontrollorëve të avizcionit civil, për rikthimin e tyre në punë.

Mbrëmjen e djeshme, me kërkesë të ministrit përgjegjës për Infrastrukturën dhe Energjinë u mblodh Komiteti i Mbrojtjes Civile, organi i përhershëm i Emergjencave Civile, për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga ndalimi i qarkullimit ajror, nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ngarkoi me detyrë gjatë mbledhjes Belinda Ballukun, për zëvendësimin e kontrollorëve që kanë braktisur detyrën sipas zyrtarëve të qeverisë.

Ngarkohet ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, me të huaj ose  me vendas. Të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës. Ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën”,  kështu është shprehur Peleshi, gjatë mbledhjes.

 

Zjarr Tv Ad