Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Procesi i numërimit në Qarkun e Tiranës, po shkon drejt përfundimit. Deri më tani PS ka 18 deputetë, PD 15 deputetë, LSI 2 dhe PSD 1.
PS tashmë po diskuton në Tiranë marrjen e mandatit të 19-të, që përkon me Pandeli Majkon.
Kanë mbetur pa u numëruar votat e njësisë 5, që cilësohet si bastioni i PS-së, apo dhe “hambari i votave” të PS-së. Kjo njësi është zona ku Majko ka qenë edhe deputeti që ka bërë fushatën e tij.
Sipas llogaritjes së votave, PS-së i nevojitet edhe 1 mijë vota më tepër në mënyrë që ta ketë të sigurt mandatin e 19-të. Nëse kjo realizohet, atëherë një mandat i deputetit i ikën Partisë Demokratike.