“Ja hapat që do të ndjekë opozita me Berishën nën arrest”- Pollo: Prokuroria gjithnjë është rreshtuar pranë pushtetit. Kufizimi i komunikimit, provë që SPAK ka frymëzim politik

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Genc Pollo, i ftuar në studion e News 24 ka folur mbi zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë edhe çështjen e ish-kryeministrit Berisha.

Sipas tij prokuroria thuajse gjithnjë në Shqipëri është rreshtuar më pranë pushtetit, duke mos përjashtuar edhe SPAK në këtë rast.

Ai shtoi se kërkesa për kufizimin e komunikimit të Berishës gjatë arrestit në shtëpi është “provë” që SPAK ka frymëzim partiako-politik lidhur me këtë rast.

Sa i takon veprimtarisë së opozitës nëse Berisha do të vendoset në arrest shtëpiak, Pollo nënvizoi se protestat do të vijojnë si më parë dhe aksioni opozitar nuk do të cenohet.

“Kur u kërkua nga avokatët çështja nuk shkoi për rishikim në GJK, e cila do duhet të shprehej. Kushtetutshmëria në shtetin ligjor është alfa. Një rend demokratik pa zbatim të vlerave kushtetuese nuk është më i tillë. Një sistem me demokraci është ai që garanton të drejtat e njeriut.

Nëse këto nuk zbatohen për ish-kryeministrja etj, të tjerëve në fund u vidhen miliona, prona, burgosen më lehtë, etj. Tani situata po degradon në një mënyrë që cenon jetën e gjithsecilit. Nuk është çështja e individit Sali Berisha, por e rendit që prek të gjithë.

Është e tmerrshme gjykimi fshatçe. Meqë dikush, qoftë Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama, nuk duhet të burgoset vetëm sepse ka qenë. Në vitet ’90 kishim të burgosur politikë. Patëm Fatos Nanon, sepse në retrospektivë dënimi i tij për shpërdorim detyre është shumë i diskutueshëm.

Në Shqipëri thuajse gjithnjë, hiq periudhën e Ina Ramës, e propozuar nga Berisha dhe që u kthye tërësisht kundra njerëzve që e emëruan, të gjithë periudhat e tjera, prokuroria është parë si e afërt me pushtetin, me apo pa të drejtë. Edhe sot, nuk bëhet përjashtim. Ka specifika të tjera, një përfshirje ndërkombëtare, por ka një situatë ku nën valën e përgjithshme të goditjes së politikanëve, nuk shihet zbatimi i ligjit.

Që të mos zbatohen normat ligjore, të mos respektohet prezumimi i pafajësisë e të përdoret pa kandar arresti në shtëpi. Nuk besoj që të gjithë arratisen si Arben Ahmetaj, Berisha jo e jo. Do ishte më korrekte ta ndiqnin gjyqin në gjendje të lirë.

Kërkesa për kufizimin e komunikimit është një provë që kërkesa e masës së kufizimit nuk ka të bëjë me dosjen penale në vetvete dhe kjo forcon dyshimet se SPAK po vepron për qëllime politike. Privimi i kryetarit të kësaj partie nga komunikimi është provë që ka frymëzim partiako-politik.

Protestat do vijojnë si më parë, nuk do ndryshojë asgjë. Sidoqoftë, besoj se reagimi i opozitës do jetë ai që duhet të jetë dhe maksimumi. Me Berishën në zyrë apo në shtëpi nuk ndryshon gjë”, u shpreh ai mes të tjerash.

Zjarr Tv Ad