Ja i arrestuari për 100 plumbat në Tushemisht(FOTO)

0
321
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Pogradecit arrestoi sot Mariglen Topuzin, sinjë nga autorët e ngjarjes së djeshme në hotel ‘Voloreka’ në Pogradec.

Mësohet se 34-vjeçari është nga fshati Buçimas, dhe ka qene i dënuar më parë për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’. Ndërkohë, për ngjarjen e djeshme policia ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë, I. B., 52 vjeç, M. B., 34 vjeç, dhe B. S., 28 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orë e para të mëngjesit të djeshëm, ky dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel ‘Voloreka’ në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit. Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që ndodh në këtë hotel.

Image

Konflikti mes Topuzit dhe pronarit të hotelit ku ndodhi ngjarja daton që në gusht të vitit të kaluar kur Topuzi ka djegur makinën e Jetmir Muçollarit dhe për këtë ka përfunduar në pranga.

Në shkurt të këtij viti ka pasur edhe një përplasje fizike në gjykatë mes të afërmve të 34 vjeçarit dhe biznesmenit Muçollari që ky i fundit të mos dëshmonte kundër të arrestuarit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë edhe në një gusht të këtij viti, pra 8 dite para ngjarjes pronari i hotelit Jetmir Muçollari së bashku me të birin janë kërcënuar me armë nga i arrestuari.

Nuk dihen ende motivet që kanë çuar në këtë përplasje gati një vjeçare mes palëve. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e tyre si edhe kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim.

Zjarr Tv Ad