Ja ku do të zhvillohet ndeshja e kombëtares me Bjellorusinë…

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja, në deklaratën pas fitores me Kazakistanin, u shpreh se; lojtarët i ishin ankuar për fushën e “Air Albania”-s. Tekniku Italian, kishte shpresuar që takimi me Bjellorusinë, të zhvendosej në “Elbasan Arena, por kjo nuk qe mundur që të ndodhte.

Ndeshja vendimtare, për vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, do të luhet ashtu siç ishte programuar nga UEFA, më 18 nëntor në “Air Albania” në orën 16:00.

“Kishim dëshirë të luanim në një fushë tjetër, për shkak të terrenit. Por nuk ishte e mundur. Di që është punuar për ta rikthyer fushën, në një gjendje sa më optimale. Fusha do të jetë njësoj për të dy, kush është më i Zoti do të fitojë”, ka deklaruar Reja në konferencën e sotme për shtyp.

Zjarr Tv Ad