Ja kur Tirana do të shijojë reshjet e para të dëborës

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Meteorologu Metodi Marku, është shprehur se ditën e mërkurë priten reshje dëbore në Tiranë

Ai gjithashtu theksoi se të martën temperaturat do të ulen akoma më shumë.

Meteorologët thonë se janari është i ftohtë, si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë polare, që kanë ndikuar deri në detin Mesdhe.

15-ditëshi i parë i janarit do të jetë i ftohtë, me temperatura të ulëta në vlera negative, e me reshje të pakta.

E shtuna ishte dita më e ftohtë e muajit, me temperatura -13 gradë Celsius dhe në zona të caktuara -14 gradë.

Gjatë 15-ditëshit të dytë do të kemi më shumë reshje shiu dhe dëbore, por temperaturat do të vijnë drejt vlerave normale të dimrit, -5, -6 gradë

Zjarr Tv Ad