Ja kush do zëvendësojë vakancat e Petrit Vasilit dhe Shezair Rrokaj

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy kandidatë të LSI-së kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ për të marrë mandatin e lënë nga deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Shezai Rrokaj.

Nimet Musai është tërhequr nga mandati si kryetar i grupit këshilltar të LSI për të pranuar mandatin e deputetit. Ai do të plotësojë vakancën e njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z.Petrit Vasili.

“Ne kuvend do te jem ai qe jam ne keshill. Do të jem një qytetar që do të punojë jo vetëm për të mirën e qytetit të Fierit. Por do të jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi jonë.” është shprehur Musai.

Nimet Musai ishte i katërti në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2015 për qarkun e  Fierit.

Ndërkohë në Vlorë, Enada Koçiraj kandidate për Lëvizjen Socialiste për Integrim ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ. Ajo do të plotësojë vakancën e njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z.Shezai Rrokaj.

 

Zjarr Tv Ad